Dy destinacionet më të mira dimërore në Bullgari

Dimri në Bullgari është me borë, por gjithmonë i mirë për të udhëtuar.

Do të gjeni vende të përsosura në këtë shtet, qoftë për të bërë ski, për të dalë natën apo për t’u kënaqur brenda pranë zjarrit me pamjen magjike të borës jashtë.

Më poshtë ju tregojmë dy destinacionet më të mira dimërore në Bullgari, të cilat padyshim se do të doni t’i vizitoni.

Borovets

Borovets ishte resorti i parë për ski në Bullgari dhe ende është shumë i njohur me më shumë se 58km shpate për ski të shënuara në të gjitha nivelet, si për skiatorë ashtu edhe për snoubord. Ky resort është afër Sofjes dhe shpesh organizon edhe gara ndërkombëtare të skive.

Të interesuar të shkoni në këtë vendpushim? Klikoni KËTU për t’i parë ofertat tona.

Bansko

Resorti për ski në Bansko është një tjetër opsion perfekt dimëror për ata të cilët mahniten nga bora. Në këtë vend keni plot 75km shpate për ski në dispozicionin tuaj. Qyteti i Banskos ka një qendër të vjetër historike dhe shumë kafene, lokale dhe taverna bullgare.

Të interesuar të shkoni në Bansko? Klikoni KËTU për t’i parë ofertat tona.