E dëshmon shkenca: Udhëtimet ju bëjnë më të lumtur

Nëse ju duhet një arsye më shumë për të udhëtuar – përveç aventurës dhe mundësisë për të parë vende të reja – shëndeti është një arsye më shumë.

Përveç përfitimeve të qarta psikologjike që i marrim nga të udhëtimet, ekzistojnë disa përfitime të dëshmuara shkencërisht – mendore dhe fizike – që largojnë stresin dhe depresionin.

Asociacioni Amerikan për Udhëtime beson se të udhëtosh është më shumë sesa të eksplorosh, kështu për ta dëshmuar këtë ata filluan një hulumtim multi-milion dollarësh të quajtur “Efekti i Udhëtimit”.

Hulumtimi gjeti se fëmijët e moshës mes 12 dhe 18 të cilët udhëtojnë jashtë vendit të tyre, shpesh bëhen më të interesuar në studimet e tyre në shkollë dhe kanë më shumë gjasa të diplomojnë në universitet.

Fëmijët nuk janë të vetmit që përfitojnë nga udhëtimet – edhe gratë gjithashtu. Hulumtimi i asociacionit gjeti se gratë të cilat udhëtojnë të paktën dy herë në vit kanë shumë më pak gjasa që të vuajnë nga sulmi në zemër sesa gratë që udhëtojnë një herë në gjashtë vjet ose më pak.

Duke e distancuar veten nga jeta e përditshme dhe problemet tona, ne kemi mundësinë të shohim jetën nga një perspektivë tjetër, që mund të jetë pse 89% e atyre që udhëtojnë ndjehen dukshëm më të lumtur dhe më të relaksuar gjatë udhëtimeve të tyre.

Një mendje e shëndetshme stimulon një trup të shëndetshëm, andaj udhëtoni!