Është aq ftohtë në Amerikë sa që ujëvara më e madhe në botë është ngrirë komplet

Pjesë të Ujëvarës së Niagarës janë ngrirë, pasi i ftohti ekstrem ka kapluar veriun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i lënë shumë zona me pamje si nga filmi Narnia.

Më shumë se 220 milionë njerëz do të përballen me temperatura edhe më të ftohta të premten, pasi temperaturat pritet të bien edhe më shumë.

Dhe në majën Mount Washington, që është maja më e lartë në veri, temperaturat kanë shkuar deri -34 gradë.

Edhe pse kushtet atmosferike duken të frikshme, fotografi mahnitëse të vendeve si Ujëvara e Niagarës shfaqin bukurinë e dimrit dhe borës së bardhë.