A është kjo mënyra më e mirë për të fjetur në aeroplan?

A e keni ndonjëherë problem që të flini në aeroplanë, duke ‘luftuar’ që të gjeni një vend të qetë për të pushuar kokën tuaj?

E pra, në përpjekje për të zgjidhur problemet me gjumin gjatë udhëtimit me aeroplan, një shkencëtar raketash nga Puerto Riko ka shpikur një pajisje të çuditshme që i lejon njerëzit të bëjnë një sy gjumë gjatë fluturimit me aeroplan.

Pajisja si kuti e PowerSiesta, e bërë nga kartoni i valëzuar, paloset nga jashtë për të krijuar një vend të rehatshëm për të pushuar.3b9337d000000578-4057850-image-a-6_1482401409503 3b93465f00000578-4057850-giving_it_a_go_users_of_the_powersiesta_are_instructed_to_pop_it-a-21_1482403393992 3b93377500000578-4057850-image-a-5_1482401392826

Njerëzit mund t’i vendosin krahët përreth saj, të vendosin kokën mbi të dhe të pushojnë. Një video promovuese e publikuar në YouTube shfaq njerëzit duke e përdorur këtë produkt që ka madhësinë e një reviste.

Shikojeni atë: