Evropa bëhet me restorantin e parë nën ujë

Nëse ju pëlqejnë restorantet dramatike dhe të papara më herët, atëherë ky restorant është për ju.

Dizajnet për restorantin e parë nënujor në Evropë janë zbuluar – dhe është mahnitës.

Koncepti është një monolit gjysmë i fundosur, ku darkuesit do të jenë në gjendje të shohin shtratin e detit përmes një dritareje paranomike të gjerë 30 metra.

I quajtur “Nën”, restoranti është dizajnuar nga agjencia Snohetta dhe do të vendoset në pikën më jugore të bregdetit norvegjez në fshatin Baly.

Restoranti do të funksionojë gjithashtu edhe si një qendër hulumtimi për jetën marinare. Darkuesit nuk kanë pse të frikësohen nga muret, sepse janë të trashë një metër.

80 deri në 100 mysafirë do të jenë në gjendje që të shohin jetën ujore në shtratin e detit përmes dritares, përderisa darkojnë në këtë restorant.

Se si do të duket ai, shikoni fotot më poshtë: