Finlanda është shteti më i lumtur në botë

Vendet nordike kanë marrë katër vende në listën e shteteve më të lumtura në botë, në një studim vjetor që tregon rënien e SHBA-së.

Finlanda ka kaluar Norvegjinë për t’u bërë kombi më i lumtur në botë, thuhet sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.

Raporti Botëror i Lumturisë thekson gjithashtu edhe rënien e SHBA-së, me një krizë të obezitetit, abuzimit me substanca dhe depresionit.

Studimi zbulon se SHBA ka rënë në vendin e 18’të, pesë vende më poshtë. Katër vendet e para janë zënë nga vendet nordike, me Finlandën të parën dhe pas saj është radhitur Norvegjia, Danimarka dhe Islanda.

Për herë të parë, OKB ekzaminoi edhe nivelin e lumturisë të emigrantëve në çdo shtet dhe gjeti se Finlanda shënoi arritjen më të lartë.