Firence – djepi i artit dhe arkitekturës!

Bota ka shumë qytete të bukura, por Firence është një ndër më të bukurat e saj! Shumë revista prestigjioze ia kanë dhënë këtë epitet falë monumenteve të shumta historike dhe muzeve të saj.

Firence (italisht Firenze) është një qytet i Italise qendrore me rreth 370.000 banorë. Është kryeqyteti i Toskanës dhe Provincës së Firencës.

Firence u themelua në vitin 59 p.e.s. nga Jul Çezari si koloni me emrin Florentia, siç quhej perëndesha romake e luleve dhe rritjes së pemëve.

 

Firence (Piazza della Signoria). Foto: Hoteldegliorafi
Firence (Piazza della Signoria). Foto: Hoteldegliorafi

Në mesjetë qyteti ishte një qendër e rëndësishëm kulturale, tregtare, ekonomike dhe financiare.

Si qendër e rëndësishme universitare dhe e mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1982, Firenca konsiderohet si vendlindja e Rilindjes (italisht Rinascimento) dhe njihet si djep i artit e arkitekturës.

Firence vendosi standardet në artin dhe kulturën evropiane, ngase aty vepruan artistët e mëdhenj si Donatello e Botticelli, dhe më vonë Michelangelo Buonarroti, Niccolò Machiavelli, Leonardo da Vinci dhe Galileo Galilei.

 

Katedralja Santa Maria del Fiore. Foto: Wikimedia
Katedralja Santa Maria del Fiore. Foto: Wikimedia

Qyteti i vjetër i Firencë, i njohur me emrin edhe si Florence, pasqyron performancat të squara të qytetit në fushën e arkitekturës. Ndërtimet nga koha e Rilindjes tregojnë rëndësinë ekonomike dhe kulturore të qytetit për atë kohë.

Arkitektura fjorentine është specifikisht e karakterizuar nga parimet të arkitekturës rilindore të shekullit të XV.

Qendra e qytetit të vjetër është Piazza della Signoria (Sheshi i Zotërisë). Në këtë vend para Palazzo Vecchio fillimisht u ngrit statuja e Davidit nga Michelangelo Buonarroti, e cila u zhvendos nga një kopje në “Accademia delle Arti del Disegno”.

 

Ura e Vjetër (Ponte Vecchio) në Firence. Foto: Photoshelter
Ura e Vjetër (Ponte Vecchio) në Firence. Foto: Photoshelter

Qendra e kishave fjorentine është katedralja romako-gotike Santa Maria del Fiore me kupolën e famshme të Filippo Brunelleschit. Kompleksit katedral i ngjitet në jug kambanarja e Giotto di Bondone dhe në perëndim pagëzimorja e San Giovannit.

Qyteti është përplot pallate me arkitekturë mbresëlënëse, mirëpo “Galleria degli Uffizi” është e veçantë. Ajo në mesjetë përdorej si ndërtesë administrative e Dukatit të madh të Toskanës, ndërsa sot përmban koleksionin më të famshëm në botë në artin klasik, sidomos në pikturimin italian.

E vetmja urë që e mbijetoi Luftën e Dytë Botërore është Ponte Vecchio (Ura e Vjetër). E ndërtuar për herë të parë nga Etruskët ura lidh pallatin e “Galleria degli Uffizi” me Pallatin Medici. Sipër urës në anet të saj gjenden bizhuteri të shumta, një vend shumë atraktiv për tu vizituar nga turistët.

 

Muzeu Gucci. Foto: turismo.intoscana
Muzeu Gucci. Foto: turismo.intoscana

Dega kryesore e ekonomisë në Firence është turizmi. Gjatë stinës së verës në këtë qytet ka më shumë turistë të huaj sesa banorë vendas. Muzetë janë rregullisht të hapur, deri në orët e vona të mbrëmjes.

Firence është vendlindja e firmës së njohur të modës “Gucci”! Por si qyteti më i madh i Toskanës, Firence, përveç turizmit profiton shumë edhe nga tregtia me verëra të këtij rajoni. /Pushime.com/