Low Cost

Lowcost Airlines

Bagazhi dhe Shërbimet tjera

Çmimi bazë i një aviobilete me kosto të ulët përfshin transportin dhe bagazhin e dorës (pesha e bagazhit të dorës është e përcaktuar nga aviokompania nga 8 – 10 kg për person).

Të gjitha shërbimet e tjera si rezervimi i ulëses, ushqimit dhe pijeve në fluturim, bagazhit të dorëzuar dhe check-in, në aeroporte janë shërbime shtesë që paguhen veçmas. Të gjitha informatat shtesë mund te gjenden në faqet e linjave ajrore specifike.

Check-in ONLINE

Paraqitja në aeroport “Check –in” është shërbim që paguhet veqmas dhe se aviokompanitë me kosto të ulët mbyllin sportelin më herët se aviokompanitë e zakonshme dhe ne ju rekomandojmë që para se të vini në aeroport të beni paraqitjen për fluturim online.

Këtë shërbim ( Check-in ONLINE ) e kryen agjensioni ku ju bleni biletën e udhëtimit, atë duhet ta posedoni me vete të printuar (fizikisht) ose në telefonin tuaj celular gjatë check-int në aeroportin prej nga ju fluturoni, në të kundërtën ju duhet të bëni pagesë shtesë për check-in në kompaninë me të cilën udhëtoni.

Lokacioni i aeroporteve

Low Cost Airlines fluturojnë kryesisht nga aeroportet më të vogla dhe ne ju sugjerojmë të kontrolloni mirë rezervimin e fluturimit tuaj duke pas parasysh se aeroportet mund të gjinden më larg qyteteve dhe ne ju rekomandojmë të informoheni në lidhje me çmimet e transportit urban.

Kjo eshte nje listë e disa aviokompanive me kosto te ulët LOW COST AIRLINES që fluturojnë nga aeroporti i Prishtinës, Shkupit, Tiranës dhe aeroporteve të tjera të afërtalowcostslider2

Informata të dobishme

Çmimet e Low Cost Airlines janë dinamike dhe momentale.

Çmimet nuk mund të mbahen duke u bazuar vetem në rezervimit të aviobiletës.

Në rast të kërkesës për anulim nga ana e pasagjerit për aviobiletën e procesuar mjete nuk mund të refundohen ( kthehen ).

Pas procesimit të aviobiletës ndryshimi i emrit të pasagjerit nuk mund të bëhet.

Mënyrat e pagesës

Pagesa me të holla të gatshme

Pagesat në të holla të gatshme mund të bëhen çdo ditë pune në zyrat e kompanisë në adresën:

Bregu i Diellit
Rr. Hajrullah Abdullahu nr. 28
10000, Prishtine,

Pagesa me anë të llogarisë bankare

Me rastin e konfirmimit të rezervimit, pagesën tuaj mund ta beni në xhirollogarinë e kompanise sonë si vijon:

Mbajtesi i llogarisë: Pushime.com L.L.C

Numri i llogarisë ne Raiffeisen Bank: 1501 0900 0201 1077

IBAN: XK05 1501 0900 0201 1077

SWIFT: RBKOXKPR

Numri i llogarisë ne TEB Bank Sh.a.: 2032 0001 3096 9748

IBAN: XK05 2032 0001 3096 9748

SWIFT: TEBKXKPR

Pushime.com LLC mban të drejtën e mos-lëshimit/konfirmimit të shërbimit në qoftë se pagesa juaj nuk mund të shihet në llogarinë tonë. Me rastin e pagesës në llogarinë e Pushime.com LLC, ju këshillojmë që pagesat e tilla ti bëni ditëve të punës dhe gjatë orarit të punës 09:00 – 16:30, në menyrë që pagesa nga banka juaj të realizohet sa më shpejtë dhe pa vonesa.

Ju lusim që me rastin e pagesës, të na dergoni një kopje të urdhëresës në email adresën tonë: info@pushime.com.

* Te gjitha shpenzimet dhe komisionet bankare duhet te barten nga klienti.

Në momentin që pagesa juaj evidentohet dhe mund të shihet në llogarinë tonë, ne do të procesojme bileten tuaj menjëherë. Biletën elektronike ose konfirmimin e rezervimit, do ta pranoni në menyrë elektronike në email adresën tuaj, të vendosur me rastin e rezervimit.

Fatura do u dërgohet në mënyrë elektronike me rastin e përpunimit të rezervimit.

Pagesat me POS terminal

Pushime.com ju ofron mundësinë e pagesës përmes POS-it me të gjitha llojet e Kredit dhe Debit Kartelave si:

VISA, VISA Elektron, MasterCard, Mastro.