Foto mahnitëse shfaqin bukurinë e ngrirë të Polonisë

Ky koleksion mahnitës i fotografive shfaq malet polake ashtu siç nuk i keni parë asnjëherë, me pamje me të vërtetë magjike nën ndikimin e dimrit.

Fotografi i maleve, Karol Nienartowicz, 32 vjeç, nga Zakopane, kalon çdo dimër në maje dhe lugina me kamerën e tij, duke kapur pamjet e fshatrave malore dhe bukuritë e qiejve dimëror të natës.

Ai tha: “Dimri në malet polake është i bukur, bota duket e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme”.

Me të vërtetë duket e pabesueshme, pasi ndërtesat e braktisura duken si diçka nga ndonjë film sci-fi dhe pemët me borë duken si të mbuluara me ndonjë krem.

Megjithatë, t’i bësh këto fotografi nuk është e lehtë. Karol, që ka një faqe në Facebook për fotografitë e tij malore, tha: “Për të fotografuar në dimër duhet të shkosh në male natën, të qëndrosh në të ftohtë për disa orë, e kështu me radhë. Duhet të kesh shumë durim”.

Më poshtë mund t’i shihni fotot magjike që ai ka kapur: