Liqeni Baikal në Siberi ka shumë arsye pse rekomandohet nga të tjerët.
Është liqeni më i vjetër dhe më i thellë në botë me ujin më të freskët, që arrin një thellësi më shumë se 1500m, që shtrihet për rreth 600km nëpër Siberi – me ujë aq të pastër sa që mund të shihni qartë deri në 40m nën sipërfaqe.
Gjatë dimrit, liqeni mbështillet me një shtresë të trashë deri në 5 metra prej akullit, duke i zënë flluskat e ajrit brenda që duken si rruaza qelqi duke u ngritur nga thellësia e liqenit.
Fotografja ruse Kristina Makeeva, e cila i bëri këto fotografi mahnitëse, tha për Bored Panda se gjatë dimrit në këtë liqen formohen qarje të gjata si gjarpër në akull, duke ofruar kështu një pamje interesante, de thotë se për shkak të kësaj qarjeje, peshqit nën akull nuk vdesin nga mungesa e oksigjenit.
Shikoni fotografitë: