Një libër i ri, i quajtur “Mjeshtërit e Fotografisë së Peizazhit”, përmban foto të bëra nga 16 fotografët më të mirë të peizazhit në botë.
Autori i librit, Ross Hoddinott, thotë se çdo fotografi është zgjedhur për shkak të pedigresë dhe reputacionit.
Fotografitë vijnë nga çdo qosh i botës dhe përfshin malet Trango në Pakistan, fushat e akullta në Grenlandë, Ishujt Lofoten në Norvegji dhe ujëvarën Seljalandsfoss në Islandë.
Më poshtë mund të shihni një përzgjedhje nga MailOnline të fotografive nga libri.