Fotografi mahnitëse nga gara “Fotografia e Vitit” e National Geographic

Një fotografi e bukur e një goditjeje rrufeje nga një re hiri brenda një shpërthimi vullkanik ka fituar titullin “Sergio Tapiro Velasco” në garën për fotografinë e vitit në kategorinë e udhëtimeve të organizuar nga National Geograpic.

Velasco me bazë në Meksikë, i emëruar “Fuqia e Natyrës” fitoi që të dyja kategoritë, atë të natyrës dhe kategoritë e mëdha, të përzgjedhura nga mbi 15,000 të dhëna nga më shumë se 30 vende.

Ai e bëri fotografinë e shpërthimit të vullkanit “Volcan de Colima”, një nga vullkanet më aktive të Meksikës, nga 12km larg, pasi dëgjoi një ‘bum’ nga zjarri i vullkanit.

Velasco nuk ia kishte idenë se e kishte nxjerrë këtë fotografi të bukur, derisa i rishikoi ato fotografi që i kishte bërë.

Kjo garë vjetore njeh dhe jep çmime për fotot spektakolare të bëra brenda dy viteve të fundit në tre kategori: Natyrë, Njerëz dhe Qytete.

Fotografi të tjera të bukura përfshinë një surfues nënujor, disa shpella nënujore dhe atë që ndoshta është pothuajse fusha më mahnitëse e futbollit në botë në Ishujt Lofoten të Norvegjisë.

Thonë se bukuria qëndron tek syri i shikuesit, kështu që cila fotografi po ju duket juve më e mira?

http://www.natgeo.com/travelerphotocontest

Burimi: http://www.natgeo.com/travelerphotocontest