Fotografi zbulon anën e fshehtë të Turqisë me këto imazhe mahnitëse

Kur të shkon në mendje Turqia, shumica e njerëzve e mendojnë Stambollin historik dhe plot gjallëri, ujërat blu dhe plazhet e nxheta të Mesdheut, apo formacionet shkëmbore të Kapadokias. Por, pjesë më pak të njohura të vendit janë po aq mahnitëse sikurse i ka shfaqur fotografi turk, Nadir Bukan, pamje nga malet e larta, fshatrat në lindje të qytetit Van, afër kufirit iranian.  Pasi ka përfunduar studimet në kryeqytetin turk, Ankara, Bukan është zhvendosur në qytetin Van në vitin 2010 për të punuar si profesor i fotografisë në universitetin e vendit “Yüzüncü Yıl”.
“Unë isha i vetëdijshëm për fshatrat tradicionale të rajonit, malet. liqenet dhe ishujt, dhe si një fotograf, kjo ishte padyshim diçka që unë doja ta ekspoloroj”, është shprehur Bukan për Lonely Planet News.

Duke vozitur 70 ose 80 kilometra nëpër malet përreth qytetit Van, ndonjëherë duke qëndruar për disa ditë me rradhë në një fshat, Bukan ka hasur në atë që ai e përshkruan si “ një lloj jetese që pak prej nesh e kemi përjetuar.” Natyra e dominon kulturën e këtyre njerëzve dhe ata ekzistojnë një vend ku teknologjia nuk është shumë e pranishme. Ata dinë si t’i përballojnë kushtet natyrore të ashpra dhe janë në gjendje ta plotësojnë çdo nevojë të vetën në mënyrë të pavarur,” thotë Bukan.

Fotografitë e mrekullueshme dhe dramatike të Bukanit përshkurajnë peisazhe të mëdha të hapura dhe një jetesë që jetohet kryesisht në këmbë ose me kali, në vende ku dëbora dhe dimrat e ashpër shpeshherë i bllokon fshatrat nga pjesa tjetër e botës.
“Më pëlqejnë fotografitë që i shkrepi në kushte të rënda atmosferike, siç është mjegulla dhe avulli, gjë që e shton misterin në një fotografi,” shton Bukan për Lonely Planet News.
Kur e kam bërë fotografinë që quhet “Humbur në mjegull”, ishte ftohtë rreth -5 gradë celsius. Por temeratura e ujit (në verën e nxehtë) ishte +30 gradë celsius, kështu kjo situatë çoi deri te krijimi i avullit.

Bukan thotë që ai do të vazhdojë të punojë në koleksionin e radhës, ashtu si e quan ai “Nën hijen e diellit”, përderisa të vazhdojë jetojë në Van. Ai githashtu është duke punuar në dy projekte, njëra duke e fotografuar jetesën e komunitetit Kyrgyz, i përbërë nga njerëz të ikur nga regjioni i Pamirit në Afganistan gjatë luftës Sovjetike-Afgane dhe të vendosur në fshatin Van Ulupamir në vitin 1982. Për projektin tjetër, thotë ai, “Do të doja të dokumentoja gojëdhënat nga kulturat orale që shpeshherë humbin.”