Fotografitë më të mira në botë të bëra nga droni

Një libër i lansuar kohët e fundit, i titulluar “Dronescapes”, shfaq fotografitë më të mira në botë, përfshirë një shqiponjë duke fluturuar mbi Parkun Kombëtar Bali Barat në Indonezi.

Libri prezanton disa prej fotografive më unike të botës të bëra nga ajri. Ky libër i ri ka rreth 250 foto të temave të ndryshme, prej monumenteve më të rëndësishme të botës e deri tek bota e egër.

Një tjetër foto që është gjithashtu shumë mahnitëse është edhe një ‘selfie nga droni’ e bërë nga babai i një familje në Brazil.

Koleksioni i fotografive në libër përmban foto të ndryshme, prej shqiponjës në Indonezi e deri tek një anije e ndriçuar në Majami.

Popullariteti i dronit është rritur shumë vitet e fundit, sa që shumë fotografi janë duke u postuar online – me hashtagun “Dronestagram” për shembull që ka më shumë se 900,000 postime vetëm në Instagram.

Këto janë disa prej fotografive të publikuara në këtë libër të ri: