Fshatrat dhe qytetet tradicionale të Holandës që ju kthejnë në kohë

Zbulo peisazhet tradicionale të Voldenam, Urk, Geithoorn dhe të Edam, katër lokacione të cilat ndodhen në brigjet e Ijsselmeer të Holandës. Përshko nëpër historinë dhe kulturën e Holandës dhe mëso për zakonet dhe traditat e vendeve qindveçare të vjetra.

 

Volendam – Të veshur si në kohët e vjetra

Në shekullin e 19-të, Volendam ka tërhequr turma të artistëve të cilët donin të kapnin pamje të portit të peshkimit. Barkat tradicionale të peshkimit nuk janë më, por rruga 200 vjeçare e vjetër e mahnitshme me shtëpitë e gelbërta ende të kthen prapa në kohë me kujtime.
Veshjet tradicionale të Volendamit githashtu nuk kanë vdekur falë këtyre artistëve. Të moshuarit, stafet e restauranteve dhe artistët e koreve i përdorin ende këto veshje. Ju gjithashtu mund të bëni fotografi me veshjen tradicionale, duke bartuar kapelën dhe gjerdan koralesh nëpër vende të ndryshme në fshat.

Urk – Fshati i peshkimit me një histori të pasur

Historia e fshatit Urk kthehet prapa në më shumë se 1000 vite. Ai ka qenë më parë një ishull në Zuiderzee. Por pas shuarjes së kodrës në mes Lemmer dhe Urk në vitin 1939, kështu Urk pushoi së qeni një ishull. Sidoqoftë, sipas banorëve lokal ai ende nihet si ishull.
Që nga shekulli i 17-të, Urk ka qenë një prej fshatrave më të rëndësishëm të peshkimit në Holandë. Porti i fshatit është i mbushur me restaurante që servojnë peshk të freskët dhe ushqime tjera deti. Kompletojeni vizitën tuaj në Urk me një shëtitje përgjatë shtëpive historike të vendosura në formë të një labirinti nga rrugët e ngushta dhe korsitë.

Giethoorn – Venecia e vogël holandeze

Në vitin 1230, refugjatët nga Mesdheu janë vendosur në rajon që tani është provincë e Overijssel. Peisazhi atëbotë ishte i mbushur me kafka dhie, prandaj edhe kjo është arsyeja pse banorët vendosën ta quajnë vendin Geytenhorn (që në gjuhën holandeze i bie bri dhie), e që më vonë emri u ndryshua në Geithoorn.
Fshati ishte themeluar në tokë të pasur nga e cila pas shumë gërmimeve shekullore u krijuan kalanet dhe liqenet e shumta. Kështu shumë rrugë ujore i’a kanë dhënë emrin Giethoornit si Venecia holandeze. Fermat janë të ndërtuara në në ishuj të vegjël që janë të lidhura mes vete përmes urave.
Fshati është i qarkullueshëm vetëm me biçikleta dhe lundrim me barka.

   

Edam- Aty ku koha ka ngecur

Ndryshe njihet edhe si Amserdami i vogël. Edam është një qytet i mahnitshëm  me shtëpi historike dhe magazina të ndërtuara në rrugë të ngushta dhe kanale dredha-dredha. Përderisa Amsterdami vazhdoi të zhvillohej në shekullin e 17-të, Edam ndaloi së lulëzuari dhe si rezultat çdo shtëpi e ruajti karakterin e saj unik.
Përveçse një qytet i bukur, Edam është i nohur edhe për djathin e tij të famshëm. Me shekuj të tërë ky djathë është trasnportuar në çdo cep të botës. Pranë një kanali, prapa një rreshti me çati historike, tregu i djathit i shekulllit të 18-të mbahet çdo të mërkurë dhe shet djathrat më të shijshëm.