Gjeti biletën 19 vjet të vjetër nën shtratin e tij, kompania ajrore e lejon ta përdorë

Kompania e fluturimit United Airlines mbajti një premtim që e bëri rreth 20 vjet më parë.

Muajin e kaluar, John Walker zbuloi një biletë të United Airlines në një kuti nën shtratin e tij, raportoi WFMY2. Bileta, për një fluturim nga Nashbille në Sacramento, kishte datën e shtypur 31, dhjetor 1998.

Bileta ishte ende e ngjitur për një letër e cila tregonte në detaje kushtet e përdorimit, ku shkruante se “biletat e papërdorura mund të aplikohen përgjithmonë në blerjen e një bilete tjetër të pakthyeshme, për konsumatorin emri i të cilit gjendet në biletë”.

Kështu, 19 vjet më vonë, “përgjithmonë” pranohej ende. Walker kontaktoi shërbimin për klientë të United Airlines, të cilët e drejtuan atë tek agjentë të ndryshëm – ku asnjëri prej tyre nuk ishin të sigurt se çfarë të bënin me biletën.

Walker ia doli të fliste me një agjent. Agjenti i tha atij se kur United Airlines bankrotoi më 2010, ata u liruan nga të gjitha borxhet e tyre të papaguara – duke përfshirë biletat ajrore “përgjithmonë”.

Megjithatë, për shkak se situata e Walker ishte aq unike, kompania ajrore pranoi që ta nderonte premtimin e saj. “Ata vendosën ta nderonin pjesërisht atë, megjithëse letra nuk ishte ligjërisht e detyrueshme”, tha Walker për CBS News.

“Por gjithashtu, mendoj se e bënë këtë edhe për shkak se ishte një shërbim i mirë për klientë nga ana e tyre”, tha ai.

Walker e dërgoi biletën e tij të vjetër në United Airlines si dëshmi dhe po pret marrjen e një kuponi digjital në vlerë prej 378 dollarësh, kosto kjo që kishte bileta e vitit 1998.