Holanda, vendi madhështor i tulipanëve

Holanda njihet në mbarë botën për fushat me tulipanë, djathin e shijshëm dhe numrin e madh të biçikletave për person.

Është një vend i hapur dhe me njerëz shumë miqësor, shtëpitë përrallore, kështjellat e lashta dhe peizazhe mahnitëse.

Është një vend me njerëz të lirë ku çdokush mund të gjejë atë çfarë dëshiron ose ka nevojë.

Askush nuk mund të qëndrojë indiferent në Amsterdamin e zhurmshëm dhe të hareshëm me muzetë e tij madhështorë, kanalet dhe kafeteritë.

Atje mund të ecni përreth Rotterdamit të qetë dhe miqësor ose Edinhovenit të gjelbër, të vizitoni fshatin me shtëpi përrallore dhe fshatin e vjetër të Delft.

Mund të shkoni në Parkun Mbretëror të Tulipanëve në Lisse, të shëtisni përreth Kështjellës Binnenhof në qendër të Hagës dhe të kënaqeni me diellin në sheshin piktoresk të Scheveningenit.

Në fotot që pushime.com ka mbledhur më poshtë, mund ta përjetoni këtë shtet madhështorë nga shtëpia juaj.

Mirësevini në përrallë!