Hotelet prej qelqi në Finlandë, vendi turistik më i këndshëm dimëror

Kakslauttanen është një nga vendet më të mira në botë për t’i shikuar Dritat Veriore përderisa jeni shtrirë të pushoni.

Nga autostrada për në Detin Arktik, ky vend turistik natyror i rrethuar me pyje është 6km larg Parkut Kombëtar ‘Kekkonen’ dhe 35km nga Aeroporti Ivalo.

Banesat eskimeze prej qelqi janë ndërtuar për t’ua dhënë pushuesve pushimin e plotë, pasi aty nuk ka TV dhe internet. Mëngjesi është falas dhe ka 2 restorante që shërbejnë ushqim të Lapland, një kafene prej qelqi dhe 3 sauna tymi.

Aktivitetet këtu përfshijnë not në akull, shëtitje me sajë dhe shëtitje me kaproj. Në këtë hotel në Finlandë, dhomat janë të krijuara nga akulli dhe qelqi.

Një pushues mund të kënaqet me shtratin që ndodhet nën qelqin e madh transparent, duke parë kështu pamje të mahnitshme të qiellit dhe të ambientit që e rrethon. Është thjeshtë i pabesueshëm dhe magjik!

Shikojeni se si duket:

banner_28050 Film-Friendly-Hotel-Kakslauttanen-Arctic-Resort-Finland-03 image107 Inside-the-Glass-Igloo-of-Kakslauttanen-Arctic-Resort-Finland-1000x600 Kakslauttanen-Glass-Igloos-at-night kapaks maxresdefault