Hoteli flluskë në Islandë me ‘5 milionë yje’

Shumica e njerëzve duan një dhomë hoteli me pamje të mirë.

Por, për ata që duan të pushojnë në Islandë, nuk duhet të brengosen – sidomos nëse qëndrojnë në njërin nga hotelet flluskë.

Hoteli ‘5 milionë yje’ në Skalhot, afër lumit Hvita, përmban dhoma në zemër të natyrës, aty ku mysafirët mund të flenë nën miliona yjet në qiellin e hapur – dhe kjo është arsyeja pse quhet hoteli me 5 milionë yje.

Dhe për mysafirët fatlumë, këto flluska ofrojnë pamje të pabesueshme të Dritave Veriore. Se si duket një hotel i tillë, shikoni fotot më poshtë: