I ftohti i madh ngrin edhe kanalet e famshme të Amsterdamit

Evropa u pushtua nga temperaturat e ulëta javën që kaloi, duke u ngrirë dhe bllokuar nga dëbora i gjithë vendi.

Pavarësisht motit të keq, njerëzit në Amsterdam – aty ku temperaturat ishin -1C të premten – vendosën që të rrëshqasin nëpër kanalet e ngrira të qytetit.

Dhjetëra burra, gra dhe fëmijë dolën për të rrëshqitur në kanalin Prinsengracht të premten, me shumë prej tyre që morën edhe qentë jashtë në ujin e ngrirë.

Fotografi nga atje shfaqin kanalet e famshme të qytetit komplet të ngrira.