Ilaçet që s’duhet t’i merrni para fluturimit me aeroplan

Çdo ditë, më shumë se 10 milionë njerëz marrin një fluturim për diku në botë.

Përderisa fluturimi është relativisht i sigurt, kushtet unike mjedisore mund t’i vendosin në rrezik pasagjerët nëse marrin ilaçe të caktuara.

Nial Wheate, një profesor në Universitetin e Sidnejit, duke shkruar për The Conversation, tregoi se cilat ilaçe janë të dëmshme t’i merrni gjatë fluturimit me aeroplan.

Përderisa fluturimi është një nga format më të sigurta të udhëtimit, ka disa rreziqe specifike që vijnë me udhëtimin ajror, pavarësisht kohëzgjatjes së udhëtimit. Një nga këto rreziqe janë edhe përdorimi i disa ilaçeve dhe pilulave.

Pilulat kontraceptive dhe ilaçet e tjera me bazë hormonesh

Duke pasur parasysh rrezikun nga mpiksja e gjakut gjatë fluturimit, një pasagjer duhet të përdor me kujdes çdo ilaç që mund të rrisë më tej rrezikun e një mpiksjeje.

Disa marka të kontraceptivëve për gratë njihen se rritin shanset e mpiksjes së gjakut, edhe pse rritja e përgjithshme e rrezikut është e vogël. Përderisa mendohet se rreziku kryesor vjen nga një estrogjen i hormoneve, një studim në vitin 2014 tregoi se ekziston një rrezik i mpiksjes së gjakut nga të gjitha ilaçet kontraceptive.

Gjithashtu, terapia për zëvendësimin e hormoneve, veçanërisht ato që përfshijnë estrogjen, ose ilaçe të fertilitetit, siç janë gonadotropinat, mund të rrisin rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Nëse merrni një nga këto ilaçe, kjo nuk do të thotë se nuk do të mund të fluturoni dhe që duhet domosdoshmërisht të ndaloni marrjen e tyre. Miliona gra fluturojnë me marrjen e këtyre ilaçeve dhe nuk pësojnë efekte të këqija.

Mirëpo, rreziku rritet nëse keni gjendje shëndetësore që përfshin diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës dhe sulm në zemër.

Kështu, udhëtarët të cilët duhet të marrin ilaçe për të ndihmuar parandalimin e sulmeve dhe goditjeve në zemër, duhet të konsultohen me mjekun ose farmacistin e tyre para se të fluturojnë. /pushime.com