Pamje nga Maldives

Ishujt magjepës të Maldiveve!

Maldivet njihen në botë si vend me ishuj magjepës për të kaluar muajin e mjaltit. Mirëpo mbi 1000 ishujt e këtij shteti, të shtrirë njëri pranë tjetrit në Oqeanin Indian, ka mundësi të jashtëzakonshme për aventurë. Gjithsejt 200 ishuj janë të banuar, ndërsa 80 të tjerë shfrytëzohen vetëm për turizëm! Në të vërtetë, vizita në Ishujt Maldive ofron shumë aktivitete argëtuese për të kënaqur gjitha shijet.

Zhytje në Maldives
Zhytja në det të thellë, në ujërat e pikturuar me ngjyrë blu të kristaltë, është aventurë e paharrueshme. Barrierat koralore dhe plazhet me rërë të bardhë janë të papërshkrueshme. Thjeshtë, Ishujt Maldive janë një destinacion që të çojnë në një dimension tjetër, ku ju duket sikur harroni çdo gjë dhe iu dorëzoheni magjisë.

Ishulli i Diellit - Maldive
Çdo vend i ishujve Maldive është magjepsës. Koha e lirë kalohet mes banjave dhe shijimit të ushqimit dhe qetësisë absolute, por nuk mungojnë edhe aktivitetet e shumta sportive, si sërfi, noti, rrëshqitja në ujë apo zhytjet për të parë laramaninë shumëngjyrëshe të koraleve dhe peshqëve.

Villat ne Maldive
Vera në këta ishuj ofron temperatura të pranueshme që luhaten rreth 25-30 gradë celsius. Këto temperatura mretërojnë gjatë gjithë kohës. Gjithçka është sistemuar në respekt me ishujt dhe me fokus ekologjinë. Çdo gjë rrethohet nga komoditeti. Vilat janë të ndërtuara me shumë shije dhe të ofrojnë relaks. Mund të zgjidhni të akomodoheni edhe te ato vilat mbi ujë, një përvojë vërtet unike.

Resorte ne Maldive
Resortet në të gjithë ishujt, sidomos ato në veri të kryeqytetit Male, janë të rafinuara sipas traditës së Maldiveve dhe gërshrtohet me standardet më të larta botërore të turizmit. Dallohen për mënyrën e mikëpritjes dhe cilësinë e lartë të shërbimit. Pushimi në Maldive, nëse keni mundësi, nuk duhet të ngelet ëndërr me sy hapur, sepse do të ishte mëkat sikur të mos i ndjeni emocionet që fal ky vend.