Ishulli më i pazakonshëm në botë, i lë turistët pa fjalë

​Është periudha e verës dhe këto ujëra kaq të kristalta të ftojnë për t’u larë.

Besojeni ose jo, ky ishull në Kolumbi është ishulli më i dendur për nga popullsia në botë. Në këtë copëz shkëmbi jetojnë plot 1,200 njerëz.

Ishulli quhet Santa Cruz del Islote. Ai është vetëm 0.012 kilometër katror. Ishulli është katër herë më i dendur se Manhatani.

Ai u zbulua 150 vjet më parë nga peshkatarët. Ishulli është dy orë me anije larg Kartagjenës në Kolumbi. Ai është pjesë e arqipelagut të San Bernardos. Banorët e mbajnë veten me peshkim.

Aty ka 90 shtëpi, dy dyqane, një restorant dhe një shkollë. Në ishull nuk ka ujë të rrjedhshëm dhe marina kolumbiane dërgon furnizim rregullisht çdo tre javë.

Nuk ka mjek, nuk ka as varreza, të vdekurit dërgohen në një ishull aty pranë. Shteti ofron vetëm një roje të vetëm, që rri kryesisht tek shkolla me 80 nxënës.

Turistët janë të shumtë. Dyndja e madhe në këtë ishull erdhi pasi aty nuk kishte mushkonja, diçka e rrallë.