Ja pse duhet t’i rezervoni biletat e aeroplanit të dielave

Sipas një studimi të kryer nga Expedia, të rezervosh biletën të dielave është më mirë sesa ditëve të tjera, për shkak se gjatë kësaj dite biletat kanë gjasë të jenë më të lira.

Nëse keni menduar të rezervoni biletë të martën për shkak se mund të gjeni biletë më të lirë, gaboheni.

Të rezervosh gjatë vikendeve të paktën tre javë para datës së udhëtimit, ju vendosë në pozitën më të mirë për të gjetur biletë më të lirë të aeroplanit – të paktën kështu thuhet sipas një studimi të lëshuar këtë javë nga Expedia dhe Airlines Reporting Corp.

Studimi, i titulluar “Lartësi të Reja për Udhëtimin Ajror”, nxori të dhëna nga agjencitë e fluturimeve dhe shtoi se mbrëmjet e të dielave kanë tendencë të jenë më të lirat.

Blerja e biletave të aeroplanit gjatë të dielave rezultoi në një çmim më të ulët mesatar të biletave gjatë vitit 2016.

Për fluturimet në SHBA, kursimet ishin 11%; për fluturimet nga SHBA dhe drejt Evropës, kursimet ishin për rreth 16%.

Edhe fluturimet mes SHBA-së dhe Azisë duket se kushtojnë më lirë nëse i rezervoni biletat të dielave – 10% më lirë – thuhet sipas studimit.