Ja pse shumica e aeroplanëve janë të bardhë

Çdo kompani ajrore ka emrin e kompanisë të vendosur në aeroplanët e tyre, por shumica e tyre janë me ngjyrë të bardhë.

Por pse? Kjo nuk është ngjyra e tyre natyrale. Kompanitë përdorin rreth 65 galonë ngjyrë për aeroplan.

Arsyeja kryesore pse aeroplanët ngjyrosen me ngjyrë të bardhë ose ngjyra të dobëta, është për të reflektuar dritën e diellit.

Kjo ulë nxehtësinë dhe mundësinë që aeroplani të dëmtohet nga rrezatimi diellor – në thelb është ngjashëm sikur njerëzit që vendosin krem kundër diellit në pushime.

Për shembull, në një ditë me diell nëse keni veshur rroba me ngjyrë të zezë, do të nxeheni më shumë sesa kur vishni rroba me ngjyrë të bardhë.

Një aeroplan më i ftohtë nënkupton gjithashtu edhe kosto më të ulëta të ftohjes për kompanitë ajrore. Por arsyeja nuk është vetëm për të kursyer para.

Pjesët më të rëndësishme që duhet të kenë ngjyrë të bardhë dhe të mbrohen nga drita e diellit janë pjesët që janë plastikë ose materiale të përbëra.

Megjithatë, kjo nuk duhet t’ju hutojë dhe t’jua prishë mendimet tuaja rreth aeroplanëve me ngjyra të tjera. Në fakt, nuk ka asgjë të keqe që një aeroplan të ketë një ngjyrë tjetër.

Por ajo çfarë ndodh me ngjyrën përgjatë kohës është se ajo ndryshket. Kështu që, nëse ngjyroset me ngjyrë të kuqe, pas një kohe gjatë ekspozimit në diell, do të fillojë të zbardhohet pak megjithatë.

Disa kompani ajrore kanë provuar që të mos përdorin ngjyra të tjera fare në aeroplanët e tyre. Kështu që, për një kohë të gjatë, të gjitha kompanitë ajrore kishin aeroplanë vetëm me ngjyrë të bardhë.