Ja sa ditë duhet të zgjasë pushimi, sipas shkencës

A keni qenë kureshtarë ndonjëherë ta dini se sa gjatë duhet të zgjasë një pushim për të fituar lumturinë maksimale? Ekspertët në Universitetin Tampere në Finlandë thonë se shkenca ka një përgjigje për këtë, kur është fjala për pushimet.

Një grup psikologësh në Tampere gjetën se numri i ditëve në pushim nuk ka ndonjë efekt në pushimin e përgjithshëm, por se kënaqësia dhe lumturia e pushimit arrin kulmin në ditën e tetë të udhëtimit.

Pak zhgënjyese, por hulumtimi tregon se efektet pozitive të një pushimi “zbehen në ditën e parë të punës brenda javës së parë të rifillimit të punës”.

Megjithatë, sa herë që të planifikoni pushimin, 7 deri në 11 ditë është mjaftueshëm sa për t’u kënaqur dhe pushuar plotësisht.

Në studimin e tyre, shkencëtarët nga Finlanda thanë: “Rezultatet tona tregojnë se shëndeti dhe mirëqenia rriten dukshëm pas fillimit të pushimit dhe arrijnë kulmin në ditën e tetë të pushimit”.