Ja si është të udhëtosh me avionin më luksoz në botë

Të gjithë ëndërrojnë që një ditë të fluturojnë me avion privat për në pushime. Dhe këtë ëndërr një kompani po tenton t’ua bëjë realitet njerëzve.

Kompania ajrore ‘Etihad Airways’ ka krijuar një aeroplan i cili ka ‘apartamente’ të tëra private, duke shkuar një hap më tej kompanive tjera.

Fotografja Marina Lysteva i bëri kohët e fundit disa fotografi mahnitëse të cilat tregojnë se si është të fluturosh me avionin më luksoz në botë.

Shpresojmë që një ditë, të gjithë do të mund ta përjetojmë një nivel të tillë shërbimi!

998355-1000-1449738718-1998455-1000-1449738718-0_e2eec_2b1bdcc_orig998905-1000-1449738718-0_e2f15_38685291_orig

Airbus A380 ka dy kate, me katër kategori ulësesh: ekonomik, biznes, kategoria e parë dhe kategoria ‘rezidenciale’.

999005-1000-1449738718-0_e2f06_a3a22a9f_orig-1

Suitat rezidenciale për dy persona ndodhen në anën e djathtë të shkallëve. Me një zonë prej 12m katrorë, ato kanë tri dhoma të tëra – një dhomë ndeje (që shndërrohet në një dhomë ngrënie dhe në një mini-kinema), dhomë gjumi dhe banjo së bashku me dush dhe tualet.

998605-1000-1449738718-8

Një udhëtim në njërën nga këto suita nga Abu Dhabi për në Londër kushton rreth 21,000 dollarë.

998755-1000-1449738718-the_residence_bedroom_horizontal

Dhe kjo lartë është dhoma e mahnitshme e gjumit!

998305-1000-1449738718-10

Suita e kategorisë së parë (first-class) është pak më e ‘thjeshtë’: ka një zonë prej 5m katrorë. Një biletë e njëjtë prej Abu Dhabi në Londër kushton rreth 9,000 dollarë.

998405-1000-1449738718-0_e2f1e_b3b1ec8d_orig

Në këtë kategori, ndarjet mes suitave mund të hapen afër dritareve të kabinës në mënyrë që njerëzit të mund të flasin me ‘fqinjët’ e tyre.

999155-1000-1449738718-0_e2f10_116bb55a_orig

Kjo është dhoma e pushimit në kategorinë e parë, e kompletuar me banjo.

998805-1000-1449738718-0_e2efd_a9e589a_orig

Dhe kjo lartë është kategoria biznes.

998855-1000-1449738718-0_e2f02_ceac249a_orig

Çdo pasagjer pajiset me vegla si brushë dhëmbësh, çorape, kufje dhe pasjisje të tjera të teknologjisë së lartë.

998955-1000-1449738718-0_e2f04_4c012403_orig-1

Në bishtin e aeroplanit, në katin e dytë, ndodhet një bar i vogël me kauçë komod për pasagjerët e kategorisë biznes.

999055-1000-1449738718-0_e2ef7_2367412d_orig

Dhe kjo është kategoria ekonomike.

999205-1000-1449738718-0_e2f11_5251638b_orig

Kjo është kabina e pilotit.

999105-1000-1449738718-0_e2f14_5fa5049_orig

Një vend pushimi për anëtarët e ekuipazhit.

998705-1000-1449738718-0_e2f18_87fc023a_orig

Aeroplani!