Jeni fans i Game of Thrones? Ky hotel i akullt do t’ju lë pa fjalë

Ky hotel i zbukuruar me detaje të Game of Thrones është gdhendur tërësisht në akull dhe borë, dhe është i mbushur me dragonj dhe Kalorësit e Bardhë.

Hoteli është ndërtuar në bashkëpunim me HBO, rrjetin prapa serialit të famshëm, dhe është hapur në fshatin Lapland të Finlandës.

Skulpturat e akullta përfshijnë detaje dhe karaktere nga seriali, i kompletuar me 14 dhoma gjumi dhe 10 suita, me një dhomë e cila përmban një kalorës të madh të bardhë mbi shtratin e gjumit.

Se si duket hoteli, shikoni fotot më poshtë: