Kepi i Rodonit

Kepi i Rodonit – Kepi i Perëndisë

Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik. Është kepi më i madh në Shqipëri. Shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug.

maxresdefault (1)
Redoni sipas mitologjisë ilire ishte hyji i detit, njëlloj si Poseidoni i Grekëve apo Neptuni i Romakëve. Për një kohë të gjatë studiuesit janë përpjekur të gjejnë elemente që vërtetojnë se emrin e Redonit e mban sot Kepi i Rodonit.
Sipas arkeologëve, Redoni ka qenë Perëndia kryesore ilire. Ai ka qene i vlerësuar nga ilirët dhe figura e tij ishte përjetësuar në tempuj, emra njerëzish dhe simbole monedhash, si ato të qytetit të Lisit, të fiseve ilire të Labeatëve, Daorsëve dhe monedhat e mbretit Gent.

1184822_712993308722636_1681948745_n
Kalaja e Skënderbeut dhe kisha e Shën Ndout e kanë bërë kepin e Rodonit një destinacion turistik. Kalaja u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452. Ndërkohë që punime plotësuese në të u bënë edhe në vitin 1463, kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu solli aty disa mjeshtër raguzianë, të cilët sipas dokumenteve që ruhen në Dubrovnik, ishin të njohur në të gjithë pellgun e Adriatikut për ndërtime.

8353744025_5c2e2c5b9f_c
Kalaja e Rodonit nuk ishte një Kala e mirëfilltë, por një fortifikim i cili përbëhej nga një mur mbrojtës me gjatësi 100 m që shtrihej nga një breg i kepit në bregun tjetër. Ky mur shoqërohej edhe me një hendek që mbushej me ujë deti. Në anën veri-lindore muri ishte i pajisur me një hyrje me të cilën kryhej komunikimi. Ngjitur me këtë hyrje ndodhej një bastion në formë harku i cili shtrihej paralel me bregun. Ai ishte i lartë rreth 10-12 m dhe muri i tij kishte një trashësi prej 3-6 m.

Kepi_i_Rodonit_–_Kirche
Përveç kalasë, vizitorët mund të shohin edhe një ndër kishat më të dëgjuara të zonës të periudhës së Mesjetës shqiptare, Kishën e Shën Ndout. Pas rindërtimit, në muret e saj shihen ende qartë një kalorës mbi kalë dhe një shqiponjë dykrenare, me krahë të ulur poshtë.

Kepi i Rodonit nga Larte
Për shkak të vlerave të saj monumentale, të lidhjes së ekzistencës së saj me njëren nga periudhat më të shquara të historisë së Shqipërisë, si dhe për shkak të pozicionit gjeografik dhe peisazhit mahnites, Kisha e Shën Ndout është bërë njëra nga pikat më të vizitueshme në vend. Kisha dhe zonat përreth konsiderohen vend i shenjtë. Me datë 13 Qershor, çdo viti, kjo kishë bëhet vend pelegrinazhi dhe feste për mijëra banorë anë e mbanë Shqipërisë.