Këshilla për një fluturim ideal, të cilat udhëtarët duhet t’i dinë

Aeroplanët janë një nga format më moderne të transportit, dhe nuk është befasi pse shumica e njerëzve që udhëtojnë me aeroplanë nuk dinë shumë rreth të gjitha veçantive të tyre.

pushime.com ka mbledhur disa këshilla të rëndësishme për një fluturim ideal, që do ta bëjnë fluturimin tuaj shumë më të rehatshëm.

Ulëset afër dritares janë më të ftohta

Temperatura jashtë kabinës mund të bie nga -60 gradë deri në -65 gradë, që ulë temperaturës e aeroplanit duke ftohur kabinën e tij. Ky i ftohtë mund të ndjehet më së mirë në ulëset afër dritareve, sidomos gjatë verës kur shumica e njerëzve veshin rroba të holla. Kështu nëse ju pëlqen të shikoni në dritare, është mirë që të visheni pak më ngrohtë.

Duhet të evitoni pirjen e kafesë dhe çajit

Uji i pijshëm që përdoret për të përgatitur pije të nxehta në aeroplan mund të përmbajë baktere të këqija si E. Coli. Ky konkluzion është arritur në më shumë se një rast nga specialistët të cilët kanë ekzaminuar pajisjet e përdorura nga shumë kompani fluturimi. Kështu që në vend se të pini kafe ose çaj, është më mirë që të kërkoni ujë në shishe ose lëng frutash.

Tavolina shpalosëse dhe xhepat e ulëseve janë disa prej vendeve më të pista në aeroplan

Shumica e mbeturinave që akumulohen gjatë fluturimit zakonisht përfundojnë në xhepat prapa ulëses para jush. Dhe, për fat të keq, këta xhepa nuk pastrohen ashtu siç mendoni. Gjithashtu, edhe tavolina shpalosëse është e ndotur, kjo për shkak se ekuipazhi i kabinës së aeroplanit e pranon se njerëzit shpesh i përdorin ato për t’i ndërruar pampersat e foshnjave. Kështu, rekomandohet që të keni paloma të lagura me vete, t’i mbani gjërat në çantë dhe mos ta vendosni ushqimin asnjëherë direkt e në tavolinë.

Koha më e mirë për një fluturim është në mëngjes

Nëse keni mundësi për të zgjedhur gjatë fluturimit tuaj, është gjithmonë ide e mirë që ta zgjedhni në mëngjes. Së pari, ka më pak shanse që fluturimi të shtyhet. Për më tepër, nëse keni frikë nga fluturimi, specialistët thonë se orët e hershme të mëngjesit ndikojnë që të ketë më pak turbulencë.

Shërbimi është më i mirë nëse uleni në rreshtat e fundit

Nëse uleni në rreshtat e parë të aeroplanit, mund të prisni se duke qenë i pari nga dera do të keni një zgjedhje më të mirë në ushqim. Në anën tjetër, nëse e zgjedhni një ulëse në fund të kabinës, mund të merrni më shumë vëmendje për t’u shërbyer më mirë nga ekuipazhi i kabinës. Ky bonus i papritur është rezultat i faktit se është më e lehtë të sjellësh ushqim shtesë dhe gjëra të tjera në rreshtat e fundit të ulëseve dhe kështu uluni gjithmonë në fund duke mos u vërejtur nga pasagjerët e tjerë, sepse pastaj të gjithë mund të kërkojnë të ulen në fund dhe ekuipazhi të “pushtohet” nga kërkesat e tyre për t’u ulur në fund.