Kështu e ndihmojnë udhëtimet marrëdhënien tuaj

Për 80% të personave, pushimet e para të përbashkëta janë kthesë në emocione dhe në lidhje.

Çiftet e martuara, jo rrallë, e kuptojnë që dashuria dhe afërsia janë shuar vetëm kur udhëtojnë bashkë. Vetë mendimi që do të jeni 24 orë gjatë dhjetë ditëve me partnerin, bën që disa vazhdimisht të kenë fytyrë të buzëqeshur.

Udhëtimet e përbashkëta, qofshin ato të parat apo jo, kanë fuqinë që të na bashkojnë. Është bukur të mendosh se sa shumë çifte të dashuruara zgjedhin të jenë vetëm me njëri-tjetrin gjatë pushimeve. Gjatë këtyre ditëve partnerët kanë kohën e bollshme për t’iu përkushtuar marrëdhënies.

Jeta e përditshme zbeh emocionet tona, na largon fizikisht e në shumë raste grindjet janë pjesë të pandara të ekzistencës së përditshmërisë sonë. Pikërisht ato pak ditë të lira gjatë vitit janë në shërbim të çiftit.

Koha e pushimeve na bën më të ëmbël, më të qetë e më romantikë. Truri ynë është më i lirë dhe i çlodhur. Fillojmë të jemi dëgjues të mirë e komunikimi bëhet pjesë e atyre ditëve pushimi.

Mund ta konsiderojmë periudhën e pushimeve si një terapi të domosdoshme për marrëdhëniet e dashurisë. Jemi komunikues e zbulues të partnerit. Të përpiqemi duke e praktikuar një kohë të tillë përkushtuar çiftit tonë.

Fundjavat e organizuara së bashku janë gjithashtu të shëndetshme dhe një mënyrë për të qenë sa më pranë dialogut, çlodhjes, duke e nxitur gjithnjë e më shumë ndjenjën e dashurisë.

Këshillë: Vende të përshtatshme për të kaluar pushime në çift do të ishin ambientet me peizazhe të mrekullueshme natyrore, apo pushimet në det, të shoqëruara me mbrëmje muzikore. Një këshillë e mirë kjo si për çiftet e saponjohur dhe ato që kanë kohë bashkë.

Një mundësi për t’u njohur më mirë buzë detit nëpërmjet kohës që i falni njëri-tjetrit si dhe një rizgjim emocionesh nën atmosferën romantike për çiftet e konsoliduara. Hapësirat çlodhëse që mund t’i kushtojmë çiftit tonë janë edhe fundjavat e programuara në një qendër relaksi.

Ndërthurja e një fundjave në një hotel me pishinë është e shëndetshme për marrëdhënien dhe mirëqenien tonë fizike.