Kështu mund të flini më mirë në aeroplan

Përveç nëse keni mjaftueshëm para sa për të në klasin e parë ose biznes dhe të kënaqeni me ulëset plot hapësirë dhe të rehatshme, përndryshe gjithmonë e keni të vështirë të bëni disa orë gjumë gjatë fluturimit me aeroplan.

Por, ne në pushime sot kemi vendosur t’ju tregojmë disa truqe të cilat ju ndihmojnë që të bëni një gjumë më të mirë gjatë fluturimeve.

Blini disa kufje nëse s’keni

Kufjet janë shumë të dobishme gjatë fluturimit me aeroplan, për të bllokuar çdo zhurmë brenda kabinës. Për të bllokuar çdo zhurmë të mundshme, blini kufje që janë me silikon dhe nuk do të dëgjoni asgjë.

Mos shikoni filma

Të shikosh film gjatë fluturimit me aeroplan është mirë, natyrisht, por nëse dëshironi të flini drita e kaltër që lëshohet  nga ekrani nuk do t’ju bëjë mirë. Drita e kaltër parandalon trupin të prodhojë melatonin, i njohur si hormoni i gjumit, kështu që më mirë është të lexoni libra.

Rezervojeni ulësen pranë dritares

Përveç se do të keni pamje të bukura nga 30,000m lartësi, ulësja afër dritares është një pozitë mjaft e mirë për të fjetur. Ta mbështetni kokën dhe të bëni një sy gjumë është ajo që ju duhet.