Këto dy vende në Greqi janë thjeshtë magjike

Në Zakynthos, Greqi disa prej ‘Shpellave Blu’ kanë pamje unike por në to mund të shkohet vetëm nëse jeni një zhytës ose notar ekspert.

Emri i tyre erdhi nga reflektimi i veçantë i ujit në shpella, duke i bërë ato të duken të mahnitshme.

Se si duken këto dy vende në Greqi mund t’i shihni fotot më poshtë:

Plazhi Kleftiko, Milos, Greqi3E22E84600000578-4300998-image-a-74_1489151285635

Këto formacione të shkëmbit mund të arrihen vetëm përmes detit dhe legjenda thotë se njëra nga shpellat ishte dikur një vend i fshehtë për piratë. Kleftiko është i famshëm për ujin e tij të kristaltë dhe udhëtimeve të rregullta me varka në verë.

Shpellat Blu, Zakynthos, Greqikaltra

Jo befasisht Shpellat Blu e kanë kështu emrin për shkak të ujërave të tyre spektakolar dhe janë një nga atraksionet më të mira natyrore të ishullit të Zakynthos. Disa shpella mund të vizitohen vetëm përmes varkave përderisa të tjerat mund të vizitohen vetëm nga notarët dhe zhytësit ekspertë.