Këto foto po marrin pjesë në garën e Sony për fotografinë më të mirë të vitit

Këto janë disa prej fotografive që janë futur në listën e shkurtër për të garuar për foton më të mirë, garë kjo që organizohet çdo vit nga kompania Sony.

Për garën e këtij viti – që është gara më e madhe në botë e fotografisë për vitin e dhjetë me radhë – fotografë të ndryshëm përreth botës kanë paraqitur fotografitë e tyre në garë, e cila ndahet në tri kategori.

49 vende janë përfaqësuar në këtë listë të shkurtër, me fituesit të cilët do të shpallen më 20 prill në një ceremoni në Londër.

Në mesin e fotografive janë edhe disa fotografi të bukura të qiellit, të një tornadoje në Teksas dhe të një shpelle të akullt. Fotografitë që po marrin pjesë në këtë garë mund t’i shihni më poshtë:

Një tornado duke u formuar mbi Teksas, SHBA1

Një shpellë e akullt e fotografuar nga Christina Roemmelt2

Si Chuan, Kinë, fshati më i madh në botë3

Disa fëmijë duke mësuar si t’i japin varkës, Ishujt e Solomonit4

Lugina Yosemite, SHBA5

Një vogëlush beduin në Oman duke pozuar me pushkën e babait të tij6

Fotografi turk Oktay Subasi kapi këtë foto mahnitëse të një kuboji në pluhur7

Një zjarrfikës duke hyrë në një ndërtesë që ishte duke u djegur në Bangladesh8

Civilët në Irak duke u larguar nga fshati Shora në jug të Mosulit, aty ku po bëhen luftime9

Një djalosh në Tajlandë duke pushuar kokën e tij në një buall herët në mëngjes10

Kjo foto është bërë në një varrezë në Manila, Filipine, aty ku një komunitet njerëzish të pastrehë jetojnë, duke përfshirë këtë fëmijë i cili gjeti një balon për të luajtur11

Mijëra myslimanë në Dhaka, Bangladesh duke e falur xhumanë12

Yjet e ndritshëm të Rrugës së Qumështit të shfaqur në qiell sipër Alpeve në Zelandë të Re13