Fotografi Naom Chen ka udhëtuar nëpër botë pothuajse gjatë gjithë jetës së tij.
Për të fotografia filloi si një hobi dhe shpejt u bë një pasion. Kur ai e kuptoi se kjo ishte gjëja e vetme që atij me të vërtetë i pëlqente të bënte, vendosi të bëhej një profesionist.
Prej atëherë, ai vendosi që të udhëtojë përreth Evropës duke dokumentuar disa prej vendeve më spektakolare në botë.
Në ueb-faqen noamchen.com, ai thotë se i pëlqen ajo çfarë Evropa ofron: natyrë të pabesueshme, histori dhe kultura të pasura, një numër kështjellash, ushqim të mahnitshëm dhe më shumë.
Ai mblodhi disa fotografi për të treguar se sa mahnitës është kontinenti i vjetër. Këto foto sigurisht se do t’ju bëjnë që të shkoni menjëherë në Euro Trip.
Mund të shihni disa prej vendeve më me ngjyra, si Ishulli i Buranos, Itali
Kështjella të mahnitshme pranë liqeneve, si kjo në Killon, Zvicër
Disa fshatra mesjetarë si Rupiti i vogël, Spanjë
Fshatrat piktoresk që duken si një kartë postare, si Kolmari në Francë
Më shumë kështjella përrallore, si Kështjella Hohenzollern në Gjermani
Peizazhe mahnitëse dhe liqene për të pushuar, si në Austri
Fshatra të pabesueshëm dhe shumëngjyrësh pranë oqeanit si Cinque Terre, Itali
Kështjella Renaissance e kapur për një shpelle në Predjama, Slloveni
Vende unike nga Lufta e Dytë Botërore si ky bunker i madh, pjesë e Linjës Maginot në Francë
Pamje të pazakonshme si kjo, që dëshmon se në Paris ka më shumë se Kulla e Ajfelit…
Restorante të përsosura për t’u kënaqur me një kafe ose ushqim si ky në Alsace, Francë
Arkitekturë e mahnitshme, art dhe histori të pasur në Romë, Itali
Afrohu me natyrën dhe ndjehu sikur je në maje të botës, përderisa admiron Alpet madhështore të kontinentit
Sinagoga e dytë më e madhe në botë (dhe më e madhja në Evropë) në Budapest, Hungari
Të pastrosh mendjen përderisa shikon perëndime të mahnitshme dielli si ky në Liqenin e Gjenevës, Zvicër
Dhe një qytet në ujë si Venecia në Itali