Këto gjëra mos i bëni kurrë në aeroplan

Këto ditë, falë linjave ajrore me kosto të ulët, udhëtimi me aeroplan është bërë i zakonshëm.

Ndërkohë që ka disa rregulla thelbësore të sigurisë që duhet t’i dini – dhe për të cilat shoqëruesit e fluturimit gjithmonë do t’ju tregojnë – ka gjithashtu edhe disa udhëzime praktike të cilat duhet t’i dini.

Më poshtë pushime.com ju tregon disa gjëra të cilat s’duhet t’i bëni në aeroplan:

Të rrini në ulëse gjatë gjithë fluturimit

Udhëtimi me aeroplan rrit shanset për të zhvilluar trombozë të thellë në vena ose DVT – mpiksje të gjakut në vena – por kjo mund të parandalohet me një shëtitje të shkurtër ose lëvizje të thjeshta nga ulësja juaj gjatë fluturimit – si dhe duke veshur rroba të shlirshme.

Të lini anash hidratimin

Dihet se aeroplanët thajnë lëkurën tuaj, kështu që të merrni disa krema hidratues me vete për lëkurë është mirë. Gjithashtu, sigurohuni të vishni gjëra të lehta për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit që vijnë përmes dritareve.

Të pini pije të gazuara

Të gjithë e ndjejnë se si ndryshojnë veshët e tyre për shkak të presionit të kabinës gjatë ngritjes dhe ulës – kjo gjithashtu mund të çojë në zgjerimin e gazit brenda trupit tuaj. Reduktojeni këtë rrezik duke mos pirë pije të gazuara.

T’i hiqni çorapet

Ndoshta do të ndjeheni më rehat, por askush nuk dëshiron të nuhasë erën e keqe të këmbëve tuaja.

Të pini çaj ose kafe

Një filxhan kafe mund t’ju duket ide e mirë të kthjelleni, por e vërteta është se uji i çezmës në aeroplan – me të cilin përgatiten pijet e nxehta – është i mbushur me baktere. Merrni pije në kanaçe ose në shishe në mënyrë që të qëndroni të sigurt.

Të flini në aeroplan, kur në destinacionin të cilin do të shkoni, kur të mbërrini është natë

Adaptohuni me zonën kohore të destinacionit tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos ngatërroheni kur të mbërrini. Në fakt, mund ta rregulloni orën tuaj në bazë të destinacionit ku do të shkoni një javë përpara, duke qëndruar deri vonë zgjuar apo duke u zgjuar më herët.

Ta hani ushqimin që ka prekur tryezën e tabakasë tuaj

Tryezat duhet teorikisht të pastrohen pas çdo fluturimi. Një anketë e fundit ka gjetur se tryezat e tabakasë në aeroplan përmbajnë mesatarisht 2,155 lloje të baktereve, krahasuar me 265 që gjenden në tualet. Me fjalë të tjera, nëse ushqimi të bie në tryezë, mos e hani.

Të provoni ilaçe të reja të gjumit

Të pini një pilulë gjumi kur keni për të bërë një udhëtim të gjatë mund të jetë zgjidhje e mirë, por sigurohuni se e dini çfarë jeni duke pirë. Ta zbuloni në mes të fluturimit se jeni alergjik ndaj një nga përbërësit kryesor të pilulës nuk është mirë – për askënd.

Të rrini i qetë kur jeni i sëmurë

Ndjeheni i ftohur dhe me grip? Gjithçka është ok. Mos hezitoni t’iu tregoni shoqëruesve të fluturimit se nuk po ndjeheni mirë, për çfarëdo arsye. Ata janë të trajnuar mirë për t’u përballur me çdo problem dhe ndoshta do të jenë në gjendje që t’ju ndihmojnë që të ndjeheni më mirë.