Këto gjëra nuk i keni ditur për aeroplanët

Aeroplanët kanë ndryshuar shumë këto ditë. Me avancimet e vazhdueshme në teknologjinë ajrore, është e vështirë t’i dish të gjitha gjërat që aeroplanët mund t’i bëjnë.

Më poshtë, mund t’i mësoni disa gjëra të cilat ndoshta nuk i keni ditur për aeroplanët:

Aeroplanët janë të dizajnuar për t’iu bërë ballë rrufeve

Aeroplanët janë të dizajnuar për t’u goditur nga rrufetë – dhe goditen rregullisht. Vlerësohet se rrufeja godet çdo aeroplan një herë në vit – ose një herë në çdo 1,000 orë fluturim. Por, rrufeja nuk ka rrëzuar asnjë aeroplan që nga viti 1963, për shkak të inxhinierëve të cilët e kanë projektuar në mënyrë të kujdesshme shkarkimin e rrymës nga aeroplani, pa shkaktuar dëm në të.

Nuk ka ulëse më të sigurt në aeroplan

Nuk ekziston diçka e tillë si “ulësja më e sigurt në aeroplan”. FAA thotë se asnjë ulëse në aeroplan nuk është më e sigurt se tjera – edhe pse një studim i TIME rreth aksidenteve të aeroplanëve gjeti se ulëset e mesme prapa aeroplanit kanë normën më të ulët të fatalitetit gjatë një përplasjeje. Hulumtimi i tyre gjeti se, gjatë përplasjes së një aeroplani, “ulëset në rreshtin e tretë prapa kishin 32% normë të fatalitetit, krahasuar me 39% të atyre në rreshtin e tretë në mes dhe 38% në rreshtin e tretë përpara.

Megjithatë, është e pamundur që ta dini se ku të uleni për t’i mbijetuar një përplasjeje. Por mos u brengosni, përplasjet e aeroplanëve janë shumë të rralla.

Disa aeroplanë kanë dhoma sekrete gjumi për ekuipazhin e fluturimit

Gjatë fluturimeve të gjata, ekuipazhi i aeroplanit punon deri në 16 orë në ditë. Për të larguar lodhjen, disa aeroplanë, si Boeing 777 dhe 787 Dreamliners, janë të pajisur me dhoma gjumi të vogla ku ekuipazhi i fluturimit mund të bëjë një sy gjumë.

Rrotat e aeroplanit janë të dizajnuara për të mos shpërthyer gjatë uljes

Rrotat e një aeroplani janë të dizajnuara të përballojnë pesha shumë të larta (deri në 38 tonë) dhe mund ta prekin tokën edhe në 200kmh shpejtësi. Rrotat e aeroplanit janë të fryra deri në 200 psi, që i bie gjashtë herë më shumë presion sesa në rrotat e veturës. Nëse një aeroplan ka nevojë për rrota të reja, ekuipazhi tokësor i aeroplanit ia ndërrojnë rrotat aeroplanit njëjtë sikur ju veturës.

Pse ekuipazhi i kabinës i dobëson dritat gjatë uljes së aeroplanit

Kur një aeroplan ulet gjatë natës, ekuipazhi i dobëson dritat brenda. Pse? Sepse, nëse do të ndodhte që ulja e aeroplanit të shkonte keq dhe nëse pasagjerët do të duhej të evakuoheshin, sytë e tyre veçse do të ishin të mësuar me errësirë. Siç kishte shpjeguar piloti Chris Cooke për T+L: “Imagjinojeni nëse jeni në një dhomë me ndriçim të madh dhe dikush i ndal dritat dhe ju thotë që të dilni shpejtë nga dhoma”.

Njëjtë, për këtë arsye dobësohen dritat gjatë aterimit, në mënyrë që evakuimi të bëhet më shpejtë.

Çfarë janë vrimat e vogla në dritaret e aeroplanit?

Për të rregulluar shtypjen brenda kabinës. Shumica e aeroplanëve janë të ndërtuar me rreth tri panele xhamash. Xhami i jashtëm i mban elementet jashtë dhe mirëmban shtypjen e kabinës. Nëse diçka do t’i ndodhte xhamit të jashtëm, xhami i dytë do të funksiononte si një opsion mbrojtës. Vrima e vogël në xhamin e brendshëm është për të rregulluar shtypjen e ajrit, kështu që xhami i mesëm të qëndrojë i paprekur derisa të “thirret në detyrë”.

Pse aeroplanët lënë shenja në qiell?

Vijat e bardha që aeroplanët i lënë në qiell janë thjeshtë shenja të kondensimit. Motorët e aeroplanit lëshojnë avull të ujit si pjesë e procesit të djegies. Kur avulli i nxehtë i ujit pompohet jashtë tubit të shkarkimit dhe godet ajrin e ftohtë në atmosferë, i krijon këto vijat e bardha në qiell. Është pothuajse i njëjti reaksion që e shihni kur merrni frymë përderisa jashtë është ftohtë.