Këto janë 11 shtetet më të mira për të emigruar

Rritja e lëvizjeve populiste nëpër botë e ka bërë pak të vështirë punën e emigracionit.

Mbretëria e Bashkuar votoi për të dalë nga BE-ja vitin e kaluar dhe Donald Trump ia doli të zgjidhej president me retoriken e tij anti-imigruese.

Por ende ka shtete të cilat e mbështesin emigracionin, me një anketë ndërkombëtare të bërë kohët e fundit që tregoi se afër 60% e njerëzve mendojnë se shteti i tyre duhet t’i ketë kufijtë e hapur.

Më poshtë pushime.com ju prezanton një listë me vendet më të mira për të emigruar, sipas raportit të publikuar nga Best Countries Survey.

Suedia

Shteti më i madh dhe më i banuar skandinav doli në krye të listës, me shumë të anketuar që treguan se ky shtet është shumë i përkushtuar ndaj të drejtave njerëzore dhe ka shërbime të shkëlqyeshme publike.

Kanadaja

Shteti i dytë më i madh në botë pas Rusisë, Kanadaja ka zhvilluar një reputacion shumë miqësor të emigracionit. Kryeministri Justin Trudeau ka folur vazhdimisht në favor të imigrantëve dhe refugjatëve. “Diversiteti është fuqi”, pati thënë ai këtë vit. Në vitin 2011, rreth 38% e popullsisë ishin emigrantë ose fëmijë të emigrantëve. Nëse nivelet aktuale vazhdojnë të rriten, ky numër pritet të rritet duke e bërë gjysmën e popullsisë së vendit emigrantë deri më 2036.

Zvicra

Zvicra, që konsiderohet një central i vogël ekonomik në Evropë, është vend me papunësi të ulët, të ardhura të larta dhe standarde të jetës shumë mbresëlënëse. E radhitur numër një në listën e Vendeve më të Mira, Zvicra u radhit më poshtë në listë sepse u perceptua si vend më pak mikpritës ndaj emigrantëve sesa dy vendet e para.

Australia

Emigrantët nga shtetet jo-anglisht folëse – sidomos nga Azia – kanë marrë një identitet të ri australian. Një shtet i pasur dhe gjithashtu i treti në listën e vendeve me pak popullsi, Australia është një destinacion jashtëzakonisht i njohur për migrantët e kualifikuar.  Megjithatë, politikat e saj ndaj refugjatëve kanë qenë subjekt i shumë polemikave në vitet e fundit.

Gjermania

Me një nga ekonomitë më të mëdha në botë, Gjermania cilësohet si shtet me mundësi për emigrantët. Edhe pse Angela Merkel kohët e fundit vuajti një rënie në mbështetje pasi premtoi se do t’i mbaj kufijtë e shtetit hapur për emigrantët, anketat tregojnë se rinia gjermane ende janë mikpritës për njerëzit e shteteve tjera. Një studim i bërë nga transmetuesit gjermanë gjeti se 80% e gjermanëve janë pozitiv rreth emigracionit.

Norvegjia

Ky shtet me të ardhura të larta është i njohur për ekonominë e fortë dhe sistemin e madh të mirëqenies. Sipas Statistics Norway, popullsia emigrante aktualisht përbën 16.8% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Tri grupet më të mëdha të emigrantëve në Norvegji janë polakë, lituanezë dhe norvegjezë.

SHBA-ja

Përderisa Presidenti Donald Trump ka folur shumë negativisht rreth emigracionit, SHBA mbetet një destinacion i njohur për emigrantë dhe aktualisht mban emigrantë më shumë se çdo shtet tjetër në botë. Si një fuqi ekonomike dominuese në botë, shumë njerëz janë ende optimist rreth shanseve të tyre që të jetojnë dhe punojnë në këtë vend.

Holanda

Ky shtet evropian është bërë shumë divers, dhe tani radhitet në mesin e destinacioneve më të mira migruese. Ky vend njihet për ekonominë e tij të shëndetshme dhe gjithashtu ka reputacion për tolerancë.

Finlanda

Një vend verior, Finlanda shpenzon shumë në shërbimet publike. Rritja e emigracionit ka shkaktuar një debat të madh në shtet viteve të fundit, por shumë të anketuar ende e shohin atë si shtet mikpritës.

Danimarka

Ky shtet nordik gjithashtu hyri në top dhjetëshe, bazuar në shërbimet e mira dhe sigurinë sociale. Danimarka ka parë një rritje në emigracion gjatë tri dekadave të fundit, me polakët, turqit dhe gjermanët që përbëjnë grupet më të mëdha të emigrantëve.

Luksemburgu

Ky shtet i vogël është një favorit bazuar në standardet e jashtëzakonshme të jetesës. Ky vend piktoresk është i dyti më i pasuri në botë pas Katarit. /pushime.com