Këto janë pasaportat më të fuqishme në botë

Nuk është vetëm ngjyra jashtë ose numri i faqeve brenda, pasaportat janë të fuqishme në bazë të negociatave mes shteteve.

Qoftë nëse nuk ju duhet vizë fare ose është shumë e lehtë të merret një vizë, çdo pasaportë e çdo shteti ka rregullat e veta unike. Indeksi i Pasaportave, që radhit pasaportat më të fuqishme të botës çdo vit për të parë se cilat janë më të fuqishmet, ka lëshuar radhitjet më të fundit këtë vit.

Këto janë 25 pasaportat më të fuqishme në botë:

25. Australia
Australianët mund t’i përdorin pasaportat e tyre për të shkuar në 169 shtete pa viza.

24. Koreja e Jugut
23. Greqia
22. Zelanda e Re
21. Kanadaja
20. Irlanda
19. Malejzia
18. Japonia
Pasaporta e Japonisë i dërgon qytetarët e saj në 173 vende përreth botës pa vizë.

17. Portugalia
Portugezët mund t’i vizitojnë 172 shtete të botës pa vizë.

16. Luksemburgu
15. Austria
Edhe Austria ka një pasaportë të fuqishme.

14. Belgjika
Belgët mund të shkojnë në 174 shtete pa viza me pasaportën e tyre.

13. Holanda
Edhe holandezët mund të shkojnë në 174 vende pa viza.

12. Italia
Edhe Italia ka një pasaportë të fuqishme.

11. SHBA-ja
Befasuese, por SHBA-ja radhitet në këtë vend për pasaportën më të fuqishme – bashkë me shtatë vende tjera.

10. Mbretëria e Bashkuar
Në vitin 2015, Mbretëria e Bashkuar kishte pasaportën më të fuqishme në botë. Por tani ky vend ka rënë në vendin e 10’të në listë, pasi disa vende filluan t’i vështirësojnë kërkesat për vizë.

9. Norvegjia
Norvegjia gjithashtu radhitet në vendin e nëntë në listë, për pasaportën më të fuqishme në botë.

8. Zvicra
Zviceranët kanë pasaportën e tetë më të fuqishme në botë.

7. Spanja
6. Franca
Qytetarët e Francës mund të shkojnë në 175 vende me pasaportën e tyre.

5. Finlanda
Pasaporta e Finlandës hyn në top 5’she.

4. Danimarka
3. Suedia
Suedia është pak prapa vendit të dytë. Pasaporta suedeze ua mundëson qytetarëve që të shkojnë në 176 shtete të botës pa vizë.

2. Singapori
Banorët e Singaporit ndodhen në vendin e dytë të listës së pasaportave më të fuqishme në botë.

1. Gjermania
Banorët e Gjermanisë kanë pasaportën më të fuqishme në botë. Gjermanët mund të vizitojnë 177 shtete të botës pa pasur nevojë për vizë. Ata kanë pasaportën më të fuqishme në botë që nga viti 2014.