Këto janë qytetet më mikpritëse në botë për turistët

Një listë e re ka radhitur Singaporin si qytetin më mikpritës në botë.

E krijuar nga uebfaqja e pushimeve Travelbird, radhitja u përcaktua përmes pikëve që 500 qytetet e botës i mblodhën në turizëm në bazë të disa faktorëve, prej se sa mikpritës janë ata e deri tek lumturia e banorëve, siguria dhe siguria e qytetit ndaj turistëve.

Travelbird i kombinoi këto të dhëna të mbledhura nga përvojat e 15,000 gazetarëve të udhëtimit, para se t’i vendosnin të gjithë këta faktorë në një formulë e cila matë turizmin në çdo destinacion për të nxjerrë në listë prej 100 qyteteve më mikpritëse.

Kjo listë është e rëndësishme sepse, sipas Travelbird, “Nëse një qytet është jashtë kapacitetit të tij të turizmit, atëherë shfaqen problemet si turmat e mëdha dhe ngritja e kostos së jetesës, të cilat ndikojnë negativisht në banorët dhe në atë se sa mikpritës janë ata ndaj turistëve”.

Sipas Travelbird, këto janë 10 qytetet më mikpritëse në botë:

1. Singapor, Singapor – 8.22

2. Stokholm, Suedi – 8.02

3. Helsinki, Finlandë – 8.01

4. San Francisko, SHBA – 8.0

5. Rotterdam, Holandë – 7.98

6. Lisbonë, Portugali – 7.9

7. Tokio, Japoni – 7.89

8. Oslo, Norvegji – 7.88

9. Cyrih, Zvicër – 7.84

10. Orlando, SHBA – 7.81