Këto janë qytetet më të mira të botës

Bordeaux është emëruar qyteti më i mirë në botë, sipas listës së Lonely Planet për qytetet më të mira këtë vit.

I njohur për zgjedhjet e tij të kohëpaskohshme majtiste, Lonely Planet theksoi përvojën e re të vizitorëve në këtë qytet, verën e kuqe, revolucionin e tij gastronomik dhe hekurudhën e shpejtë si disa nga arsyet pse ky qytet zuri vendin e parë.

I dyti në listë doli Cape Town, falë atraksioneve të reja kulturore si Muzeu Zeitz i Artit Kontemporar në Afrikë, përderisa në vendin e tretë doli Los Anxhelosi, i cili tani ka 50 hotele të reja dhe metro të zgjeruar.

Top 10 qytetet më të mira për vitin 2017 sipas Lonely Planet janë këto:

1. Bordeaux, Francë
2. Cape Town, Afrikë të Jugut
3. Los Anxhelos, SHBA
4. Mérida, Meksikë
5. Ohër, Maqedoni
6. Pistoia, Itali
7. Seul, Kore të Jugut
8. Lisbonë, Portugali
9. Moskë, Rusi
10. Portland (Oregon), SHBA 

Lonely Planet ka listuar gjithashtu edhe 10 shtetet më të mira në botë, me Kanadanë, Kolumbinë dhe Finlandën në tri vendet e para.