Këto janë xhamitë më të bukura në botë

Ramazani është këtu, por këto mrekulli arkitekturale ia vlen që të shikohen në çdo kohë.

Të njohura gjithashtu si ‘masxhide’ në gjuhën arabe, xhamitë janë vende të adhurimit dhe lutjes në Islam, por ato funksionojnë edhe për shumë gjëra tjera.

Shpesh ato shërbejnë si qendra të komunitetit ose si vende sociale në të cilat mbahen ngjarje dhe festa, si Ramazani.

Nëse i kthehemi historisë, xhamitë nuk kanë qenë kaq të rregulluara siç i shohim sot, si xhamia e famshme e Sheik Zajed në Abu Dhabi.

Në fakt, xhamia e parë në botë ishte shtëpia e profetit Muhamed në Medinë, Arabi Saudite. Që nga atëherë, me përhapjen e Islamit nga Lindja e Mesme edhe xhamitë kanë pësuar ndryshim.

Ato tani kanë dizajn dhe stil të ndryshëm, të cilat mahnitin turistët që i vizitojnë – qofshin ata mysliman apo jo. Në fotografitë më poshtë, pushime.com ka mbledhur xhamitë më të bukura të botës.

Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia e Kaltër), Stamboll

Xhamia Nasir Al Molk, Iran

Xhamia Istiqlal, Indonezi

Xhamia ‘Jama Masxhid’, Indi

Xhamia e Madhe e ‘Sheik Zajed’, Abu Dhabi

Xhamia e Sulltan Hasanit, Kairo, Egjipt

Xhamia e Shehit, Iran

Xhamia Kombëtare e Malejzisë

Xhamia e Qytetit të Edukimit, Katar

Xhamia ‘Hasan II’, Maroku

Xhamia Ibn Tulun, Egjipt

Xhamia ‘Sulejmanie’, Stamboll

Qendra Islamike në Uashington, SHBA

Xhamia e Shah Faisal, Islamabad

Xhamia e Madhe në Kairouan, Tunizi