Këto plazhe magjike ndodhen në Kroaci

Shpellat e detit, plazhet e fshehura dhe arkitektura mesjetare janë vetëm disa prej gjërave që plazhet e Kroacisë kanë për të ofruar.

Sigurisht se ka një arsye pse filmi serik “Game of Thrones” zgjodhi Kroacinë si lokacion për xhirime.

Ky vend i pabesueshëm ka gjithë sharmin mesjetar, ngjashëm me vendet e tjera evropiane si Spanja.

Plazhe të gjata, shpella dhe ishuj të rrethuar nga Deti Adriatik. Gjithashtu, Kroacia ka plazhet më të bukura me ujin më të kristaltë, një arsye më shumë pse turistët vendosin që ta vizitojnë.

Këto janë plazhet më të mira:

Zlatni Rat, Brac

Parku Kombëtar Kamenjak, Premantura

Plazhi Banje, Dubrovnik

Plazhi Lubenice, Lubenice

Shpella Betina, Dubrovnik

Plazhi Dubovica, Hvar

Plazhi Saharun, Ishulli Dugi

Plazhi Dvina, Dalmati

Plazhi Mali Bok, Ishulli Cres