Këto shkallë në Kroaci lëshojnë muzikë sa herë që uji i prekë

Të ecësh buzë detit në një ditë të bukur, duke i shikuar valët teksa mbulojnë njëra-tjetrën dhe prekin në fund rërën padyshim që është mjaft relaksuese.

Por, në një vend në Kroaci ky lloj përjetimi është më ndryshe – me muzikë.

Komuna kishte investuar në një projekt të mrekullueshëm, disa shkallë buzë detit që kur preken nga uji krijojnë tinguj.

Krejt kjo ndodhet në detin Adriatik në Zadar, Kroaci. Sa herë që ka frymë kjo strukturë e mahnitshme krijon tinguj. Shikojeni atë më poshtë: