Këto vende në botë duken sikur janë bërë me Photoshop

Është e mundur që të prodhosh fotografi mashtruese për syrin me Photoshtop, por Nëna Natyrë mund të krijojë gjithashtu iluzione të pabesueshme optike – siç e tregojnë edhe fotografitë më poshtë.

Në fakt, planeti ynë është i mbushur me fenomene natyrore të pabesueshme. Një nga fenomenet më të pabesueshme është një ‘vorbull nënujor’ në Oqeanin Indian, ku uji duket sikur rrjedhë në një gropë gjigande në shtratin e detit.

Pastaj është shkëmbi elefant në Islandë, që duket si një elefant i vërtetë. Ka gjithashtu edhe re të cilat duken si UFO.

Vorbulla nënujore në Oqeanin Indian1
Mund të duket si UFO, por kjo është një re e formuar nga natyra2
Pusi i Jakobit, Teksas3
Ky nuk është një planet jashtëtokësor me tre diej, por një iluzion i njohur si ‘dielli fantazmë’. Ai shkaktohet nga copëzat e vogla të akullit në ajër, që krijohen kur temperaturat bien në -25 gradë C.4
Shtresat e një shkëmbi sedimentar, të krijuara para miliona vitesh në Arizona duken si një vizatim gjigand.5
Duket sikur është një hap larg vdekjes së sigurt. Por për fat të mirë ky njeri është duke ecur qetë pranë një shtrati lumi në Kanionin Glen të Utah-së.6
Në ishullin e Heimaey-së në Islandë, një formim i shkëmbit ka marrë një formë interesante. Shkëmbi duket sikur një elefant – së bashku me pamjen e lëkurës.7
Ujëvara ‘e zjarrtë’ në Yosemite duket si një ujëvarë zjarri, por në fakt është një iluzion optik i shkaktuar nga dielli.8