Kina po ndërton aeroportin më të madh në botë

Numri i kinezëve të etur për ta udhëtuar botën është rritur drastikisht shumë gjatë viteve të fundit, dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit është duke punuar në ndërtimin e terminalit më të madh në botë, për t’u përballur me këtë rritje substanciale.

Terminali 1, që do të hapet më 2018, do të mbulojë 700,000m katrorë dhe pritet të përballojë 45 milionë pasagjerë në vit.

Arkitekti i njohur irakiano-anglez, Zaha Hadid, ka bashkëpunuar me ndërtuesit e aeroportit për të krijuar një koncept gjashtë shtresor të aeroportit, i cili ka për qëllim të shkurtojë distancat e ecjes për pasagjerët dhe të rrisë lidhshmërinë.

Aeroporti ndërkombëtar është aeroporti i dytë në botë më i ngarkuar, pas Aeroportit Ndërkombëtar të Atlantës, që pati 96 milionë pasagjerë vitin e kaluar.

Se si do të duket ky aeroport i ri, shihni pamjet më poshtë: