Kjo është pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2018

Gjermania ka zënë vendin e parë për të pestën herë më radhë në Indeksin e Pasaportave Henley, që radhit shtetet me pasaportat më të fuqishme bazuar në numrin e shteteve që shtetasit e tyre mund t’i vizitojnë pa viza.

Nëse keni pasaportë gjermane, ju mund të shkoni pa vizë në 177 vende – ndryshe nga 176 që ishin vitin e kaluar, shkruan pushime.com.

Singapori ka grabitur vendin e dytë në listë, me 176 vende në të cilat qytetarët mund të shkojnë pa vizë.

Tetë shtete – Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar – janë radhitur në vendin e tretë, duke iu dhënë shtetasve të tyre qasje në 175 shtete të botës pa nevojën e vizës.

Dhe Australia, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Zvicra dhe Spanja janë radhitur bashkë në vendin e katërt, me 174 shtete.

Kjo listë është bazuar në të dhënat e Asociacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror (IATA), një organizatë e cila mirëmban databazën më të madhe dhe më të saktë në botë me të dhëna rreth udhëtimit.