Kjo është pema më spektakolare e Krishtlindjeve në botë

Në mbrëmjen e 1 dhjetorit, 2017, sezoni i Krishtlindjeve filloi zyrtarisht në Vilinus, me pemën e Krishtlindjeve që u vendos në Sheshin e Katedrales.

Vitin e kaluar, Vilinus kishte një nga pemët më të bukura të Krishtlindjeve në botë, por edhe këtë vit kryeqyteti i Lituanisë është përgatitur përsëri për të gjithë qytetarët dhe mysafirët e qytetit.

Vilinusi ka përgatitur një pemë mahnitëse të Krishtlindjeve 27 metra të lartë dhe të dekoruar me më shumë se 70,000 drita. Në total, kjo pemë mbulon rreth 2,500m katrorë.

Kjo pemë është aq e ndritshme sa që shihet edhe nga aeroplani, nëse fluturoni mbi kryeqytetin e Lituanisë. Për ta parë se si duket kjo pemë, shihni fotot më poshtë që pushime.com i sjell për ju.