Kjo kala e lashtë duket si një kështjellë gjigante prej rëre

Pasi ishte shkatërruar nga një tërmet më 2003, ky qytet në Iran i është rikthyer madhështisë së dikurshme.

Në skajin juglindor të Iranit afër kufirit me Pakistanin, kalaja Arg-e Bam që është e vendosur në maje të një kodre shënon Rrugën e Mëndafshtë. Sipas legjendës, arkitektura e këtij qyteti ekziston falë një krimbi magjik.

Në poemën epike ‘Shahnameh’ nga poeti persian Ferdovsi, një vajzë ishte duke sjellë pambuk kur zbuloi një krimb në mollën e saj. Pasi vazhdoi ta hante mollën dhe u rrit, ajo sekretoi një fije delikate nga ai që i solli pasuri të madhe babait të saj Haftvad, i cili fortifikoi qytetin për të mbrojtur magjinë e saj.

Sipas historianit dhe gjeografit Hamdollah Mostovfi, kur një pushtues sulmoi kështjellën dhe e mbyti krimbin me një shufër metalike, “Krimbi i Haftvadit shpërtheu, dhe kjo është arsyeja pse vendi e mori emrin ‘Bam’ (që do të thotë shpërthim).

Krimbi magjik i Ferdovskit ka gjasa të ketë qenë një krimb mëndafshi. I ndërtuar gjatë shekujve 6 dhe 4 para Krishtit, në udhëkryqin e rrugëve të rëndësishme tregtare, Bam fitoi reputacionin e tij për prodhimin e rrobave prej mëndafshi dhe pambuku, të cilat thuhet se ishin aq të bukura sa që gjetën rrugën e tyre në dollapët e mbretërve.

UNESCO përgatiti një plan rindërtimi nga viti 2008 deri më 2017 për të riparuar qytetin duke përdorur arkitekturën origjinale të tij, teknikën dhe materialet. Në vitin 2013 kjo kështjellë u hoq nga lista e trashëgimive të rrezikuara, pasi gjatë vitit 2016 më shumë se 90% e saj u restaurua.

Dhe tani ajo duket sikur të mos ishte prishur fare.