Kjo parajsë bregdetare kroate të lë pa fjalë

Ishulli i Hvar në Kroaci ishte i nominuar si një nga destinacionet më të mira për këtë verë.

Është lehtë të jetosh në një ishull si Hvar, që e bën këtë ishull pjesë unike të planetit tonë. Nëse do të vinit këtu vetëm në verë, nuk do t’ia kishit idenë për traditat e pasura të tij religjioze, si kortezhi UNESCO Za Krizen në Javën e Shenjtë, që mbahet çdo vit që 500 vjet.

Shanset janë që nuk do ta kuptoni se sa ishull i pabesueshëm i verës është, me verën që e tij që eksportohet deri në Kaliforni e Kinë.

Duke qenë se është ishulli më me diell në Evropë me disa prej plazheve më të bukura, nuk është çudi që shumica e turistëve shkojnë në këtë ishull bregdetar – me një nga detet më të pastra në botë – e kush nuk do të donte të shkonte këtu?

Këto janë vetëm disa nga arsyet pse ky ishull është i pushtuar nga turistët çdo verë.